Nafta e nis javën në rritje të lehtë – Investitorët presin të dhënat mbi tregtinë dhe PBB në Kinë
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe mbi tregtinë në Kinë, që është importuesi më i mad i naftës në botë. Në anën tjetër, fitimet po kufizohen nga forcimi i dollarit amerikan.
Nafta Brent e Londrës po tregohet në mbi 92 dollarë për fuçi, ndërsa javën e kaluar humbi 6.4% të vlerës. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi, pas humbjeve me rreth 7.6% javën e kaluar.
Çmimet gjetën një mbështetje nga disa faktorë, duke përfshirë komentet e presidentit të Kinës, Xi Jinping në Kongresin e Partisë, i cili siguroi se do të ketë politika akomoduese për ekonominë.
Në terma afatgjatë, analistët parashikojnë se çmimet e naftës do të jetë të paqëndrueshëm, për shkak të vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin dhe embargon e pritshme të Bashkimit Europian ndaj naftës ruse. Në anën tjetër, shtrëngimi i politikave monetare nga bankat qëndrore mund të dëmtojë kërkesën, duke ushtruar presion mbi çmimet.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.