Nafta, e qëndrueshme pranë 93 dollarë – Ngadalësimi i biznesit në SHBA sugjeron për rënie të kërkesës
Nafta po tregtohet rreth 93 dollarëve edhe në sesionin e sotëm. Megjithatë, investitorët janë të shqetësuar në kahun e kërkesës për shkak të dobësimit të aktivitetit të biznesit në SHBA, që kanë ulur pritshmëritë për politika më agresive monetare nga Rezerva Federale.
Brenti i Londrës, që është bençmarku ndërkombëtar i naftës, po tregtohet në rreth 93 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 84 dollarë për fuçi. Aktiviteti i biznesit në SHBA u kontraktua për të katërtin muaj me radhë gjatë tetorit, me sektorin e manifakturës dhe të shërbimeve që raportuan dobësim të kërkesës nga klientët e tyre.
Ky dobësim i aktivitetetit të biznesit mund të detyrojë Rezervën Federale në SHBA që të ngadalësojnë hapin e rritjes së interesave. Referuar të dhënave të tjera, importet e naftës nga Kina, rezultuan në 9.79 milionë fuçi, gjatë shtatorit, në rënie me 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.