Çmimet e naftës bien mbi 1% – Pasi zhgënjejnë të dhënat e kërkesës nga Kina
Çmimet e naftës ranë me më shumë se 1% të hënën pasi të dhënat nga Kina treguan se kërkesa nga importuesi më i madh në botë i naftës së papërpunuar mbeti e dobët në shtator për shkak se politikat strikte të COVID-19 dhe eksporti i karburantit frenuan konsumin.
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent për dhjetorin ranë 1,1%, në 92,50 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor u tregtua me 84,02 dollarë për fuçi, në rënie me 1,2%.
Ndonëse më të larta se në gusht, importet e naftës së papërpunuar të Kinës prej 9.79 milionë fuçi në ditë ishin 2% më pak se një vit më parë. Arabia Saudite dhe Rusia ishin dy furnizuesit kryesorë të Kinës në shtator.
Pasiguria mbi politikën zero-COVID të Kinës dhe kriza e pronave po dëmtojnë efektivitetin e masave pro-rritjes, thanë analistët, edhe pse rritja e prodhimit të brendshëm bruto në tremujorin e tretë i tejkaloi pritshmëritë.
Brent u rrit javën e kaluar pavarësisht se presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi shitjen e 15 milionë fuçive të mbetura të naftës nga Rezervat Strategjike. Shitja është pjesë e një nxjerrjeje rekord në treg prej 180 milionë fuçi që nisi në maj. Biden shtoi se qëllimi i tij është rimbushë rezervat kur nafta e papërpunuar amerikane të arrijë një çmim prej 70 dollarë për fuçi.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.