BB parashikon rënie të ekonomisë shqiptare – Raporti/ Rritja në 3.2 % e PBB, inflacioni sjell rreziqe të shtuara
Banka Botërore parashikon që viti 2022 do të mbyllet me një rritje ekonomike të ngadalësuar në 3.2 për qind, e ndikuar nga lufta në Rusi-Ukrainë dhe rritja e çmimeve të energjisë elektrike.
Raporti Ekonomik për Ballkanin Perëndimor i publikuar së fundmi, sa i takon Shqipërisë, thekson se rritja e shpejtë e inflaconit, shtrëngimi monetar dhe kufizimet nga ana e ofertës po krijojnë faktorë me ndikim negative në rritjen ekonomike, e cila vitin e ardhshëm projektohet në 2.3 % e PBB.
Duke ndjekur zhvillimet në gjysmën e parë të vitit, Banka Botërore ka disa rekomandime për ekonominë shqiptare.
Sa i takon varfërisë, raporti nxjerr në pah se edhe pse ky fenomen ka vijuar rënien gjatë 2022-shit, inflacioni i ushqimit dhe energjisë mund të çojë drejt varfërisë një pjesë të madhe të grupeve të cënueshme.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.