Nafta, në nivelin më të ulët në 8 muaj – Tashmë kushton më lirë se 24 shkurti, kur Rusia sulmoi Ukrainën
Nafta është kthye në rënie të ndjeshme gjatë tregtisë europiane, për shkak të shqetësimeve për një recesion të ekonomisë globale dhe forcimit të dollarit amerikan. Në këtë mënyrë, “ari i zi” ka prekur nivelin më të ulët në 8 muajt e fundit, përpara se të shpërthente lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.
Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan është ngjitur në nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit. Nafta bruto amerikane po tregtohet poshtë 85 USD për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 77 Usd për fuçi.
Të dyja kontratat ranë me rreth 5% në sesionin e së premtes. Analistët shprehen se tregu mund të gjejë një mbëhstetje të lehtë nga plani i Rusisë për të aktivizuar edhe rezervistët në luftën në Ukrainë dhe sanksioneve të reja të Bashkimit Europian, që hyjnë në fuqi në dhjetor. Fokusi do të jetë i përqëndruar edhe te takimi i OPEC+, që mbahet më 5 tetor.
Të dhënat e javës së kaluar treguan se OPEC+ dështoi të realizojë objektivin e rrtjes së prodhimit me 3.58 milionë fuçi naftë në ditë gjatë gushtit. Ndërkohë, në tregun e metaleve të çmuara ari po tregtohet në nivelin më të ulët në 2 vite e gjysëm, në rreth1650 dollarë për onz.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.