Nafta ngjitet sërish në rreth 92 dollarë – OPEC+ ul prodhimin, pritet takimi i Rezervës Federale
Nafta është kthyer në rritje të ndjeshme gjatë tregtisë europiane, duke rikuperuar të gjitha humbjet e realizuara në sesionin aziatik. Investitorët po përgatiten për një tjetër rritje agresive të normave të interesit nga Rezerva Federale në SHBA, që mund ta çojë ekonominë globale drejt recesionin në vitin 2023.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 92 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi. Analistët shprehen se tregu i naftës po gjendet nën presion për shkak të politikave monetare agresive nga bankat qëndrore.
Pritet gjerësisht që banka qëndrore amerikane të rrisë normën bazë të interesit me 75 pikë bazë, në mënyrë të inflacioni të shkojë brenda objektivit prej 2%. Ndërkohë, rezervat e naftës bruto dhe të karburanteve në SHBA u rritën me 1 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 16 shtator, referuar të dhënave të Institutit Amerikan të Naftës.
Gjithsesi, analistët po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë. Në kahun e furnizimit të tregut, vendet e OPEC+, ku bën pjesë edhe Rusia, e kanë ulur prodhimin në 3.58 milionë fuçi në ditë, ose rreth 3.5% të kërkesës globale.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.