Ndryshimi në qeveri / Rama: Për një shtysë të re të forte. Gonxhe një nga drejtuesit më të sprovuar
Kryeministri Rama gjatë komunikimit të mbajtur me mediat ka folur gjithashtu edhe për ndryshimet e bëra në qeveri duke treguar arsyet pse bashkoi Ekonominë me Kulturën dhe Inovacionin në një ministri.
“Kam thënë më shumë se një fjalë, ministria e re nuk është krijuar për të larguar Margaritin që ka bërë detyrën e vet, por është larguar për krijimin e një qeverie të re, në nevojën e vendit për të ecur më shpejt, duke thyer kufijtë tradicional në kohën kur pjesa institucionale që mbulon ekonomitë ka nevojë për një shtysë të re të fortë, në kohën kur inovacioni është ekonomi dhe kërkon një udhëheqje të drejtpërdrejtë që nuk mund ta bëjë askush më mirë si një ministër ekonomie që duhet të shoqërojë nevojën për inovacion. Kjo nuk ka lidhje me persona, por me nevojën që sistemi të bëhet më eficent”, tha Rama.
Duke folur për Blendi Gonxhen dhe postin e ri që i është caktuar Rama u shpreh se është një nga drejtuesit më të sprovuar dhe me një sukses të pranuar nga të gjithë. “DPTSHRR ishte një çerdhe korrupsioni, ne arritëm të bëjmë që republika federale e Gjermanisë të pranojë njohjen e patentës sonë, kjo i thotë të gjitha,” tha Rama.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.