OKB, 10 miliardë euro për fëmijët – Program i ri financiar për edukimin e tyre në vendet në zhvillim
Kombet e bashkuara prezantuan një mekanizëm të ri për të edukuar fëmijët në gjendje të vështirë në vendet në zhvillim.
Fondi ndërkombëtar financiar për arsimin synon të ndihmojë vendet me të ardura të ulëta ose mesatare – ku jetojnë rreth 700 milion fëmijë që nuk shkojnë në shkollë – që të përmirësojnë arsimin, por dhe edukimin e refugjatëve dhe të zhvendosurve.
I konfirmuar në samitit për transformimin e edukimit të Kombeve të bashkuara, skema prej 10 miliard eurosh nuk është një fond i ri, por një mekanizëm për të rritur burimet në dispozicion të bankave shumëpalëshe për të ofruar financim arsimor me kosto të ulët.
Shkollat me burime të pamjaftueshme, mësuesit e pakualifikuar dhe të keqpaguar, klasat e mbipopulluara dhe kurrikulat arkaike po dëmtojnë aftësinë e fëmijëve për të arritur potencialin e tyre të plotë, sipas raportit të OKB-së. Sipas tij arsimi, tashmë “në krizë”, po goditet nga pasojat e Covid-19, që ka shkaktuar mbyllje të zgjatura të shkollave, ndërsa ka reduktuar aksesin në arsimim cilësor.
Dy të tretat e vendeve kanë shkurtuar buxhetet e tyre të arsimit që nga fillimi i pandemisë, sipas OKB-së.
Kombinuar me efektet e krizës klimatike dhe luftërave në mbarë botën, UNICEF tani vlerëson se vetëm një e treta e 10-vjeçarëve janë në gjendje të lexojnë dhe kuptojnë një histori të thjeshtë të shkruar.
Pak më pak se dy miliardë euro janë vënë në dispozicion për mekanizmin e ri financiar, të prezantuar në Nju Jork. Tetë miliardë më shumë priten deri në vitin 2030.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.