“Pa bazë të dhënash, dështon mbështetja për fermerët” - Projektligji për Censin e Bujqësisë, Sado: Regjistrimi sipas FAO dhe Eurostat

Shqipëria po bëhet gati për të kryer një "fotografi" të detajuar të realitetit të saj rural. Projektligji i ri për Censin e Bujqësisë ka kaluar për diskutim në Komisionin Parlamentar të Bujqësisë, ku u vu theksi te nevoja për të dhëna të krahasueshme me standardet ndërkombëtare. Zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, u shpreh se ky proces nuk do të jetë thjesht një mbledhje statistikash formale, por do të shërbejë si shtrat për të gjitha reformat dhe investimet e ardhshme në fshat.
"Kjo fotografi nuk bëhet vetëm për statistika formale, ajo është pjesa bazë mbi të cilat do të bazohen politikat e ardhshme, që këto të jenë më të drejta, më të sakta, më të matshme. Pa këtë bazë, diskutimi i mbështetjes së fermerëve, cilësisë kombëtare, investimit në infrastrukturën bujqësore, zhvillimeve rurale, apo për afrimin e politikës së përbashkët bujqësore të Bashkimit Evropian, mbetet për t'u përmirësuar."
Censi i ri i bujqësisë vjen si një detyrim dhe domosdoshmëri për të përafruar Shqipërinë me legjislacionin e Bashkimit Europian.
“Krahas harmonizimit me legjislacionin evropian, është mbështetur fort edhe në programin botëror të regjistrimit të bujqësisë të hartuar nga FAO në të cilin ne jemi mbështetur për grumbullimin e të dhënave ekonomike bujqësore, përcaktimin e vitit të referencës, strukturën e të dhënave të grumbulluara që do të mblidhen nëpërmjet censit si karakteristikat e përgjithshme: toka, blegtoria, punësimi e të tjera,” tha Lantona Sado Drejtoreshë e Instat.
Nga ana e tyre, deputetët e komisionit vlerësuan rëndësinë e këtij kuadri ligjor për orientimin e fondeve publike dhe investimeve strategjike.
“Kërkohet të hartohet një bazë të dhënash, se pa patur ato nuk mund të kemi vlerësimin e mbështetjes për fermerët, për zhvillimin rural, dhe sigurinë ushqimore, për planifikimin e investimeve publike, për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ky ligj është shumë i detajuar dhe në të janë përgatitjet... baza kryesore ku do të jetë i ngarkuar institucioni i INSTAT-it, në përputhje me parimet dhe rregullat e Eurostat-it dhe të FAO-s," shprehet Fadil Nasufi Deputet.
Me miratimin e këtij projektligji, INSTAT do të ketë përgjegjësinë kryesore ligjore për të zbritur në terren sipas parimeve të Eurostat-it.
Autofaturat bujqësore, 258 aplikime në 8 ditë - Mbështetja 10%, kërkesa e kompensimit arrin 735 mijë euro
Procesi i aplikimit të fermerëve për përfitimin e kompensimit në masën 10% të vlerës së autofaturave po vijon normalisht. Sipas të dhënave të bëra publike......
Pse u dhanë 4 milionë euro për koncertin e Kanye West? - Rama: Nuk mund të humbim mundësinë për promovimin e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me vendimin për financimin me 4 milionë euro të koncertit të Kanye West, duke argumentuar se investimi synon promovimin e......
Inflacioni, mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë/ Në qershor arriti në 3.2%, i nxitur nga ushqimet dhe qiratë
Inflacioni në Shqipëri u ngjit në qershor mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë, duke rihapur vëmendjen te ecuria e çmimeve dhe te hapësira e politikës......
“Forcimi i lekut solli ngadalësimin e rritjes së çmimeve” - Sejko: BSH forcoi stabilitetin monetar e financiar. Kredia për prona, nën monitorim
Banka e Shqipërisë do të vijojë të monitorojë rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme, kreditimin në valutë, përqendrimet sektoriale, cilësinë e......
Shqipëria ndër vendet më të urbanizuara në rajon/ Migrimi drejt qyteteve ka ulur peshën e popullsisë rurale në Shqipëri
Urbanizimi ka transformuar ndjeshëm mënyrën se si jetojnë shoqëritë në mbarë botën. Në dekadat e fundit, zhvillimi ekonomik, industrializimi dhe përqendrimi......
“Rivlerësimi me 5% rikthen pronat në treg” - Eksperti: Aplikoni sa më shpejt, fundi i vitit do të ketë dyndje kërkesash
Më shumë kursim, një numër më i madh pronash në treg dhe më tepër mundësi për ata që duan të blejnë një shtëpi me kredi, janë vetëm disa prej përfitimeve që......
Sejko: Forcimi i lekut mbështetet nga turizmi, investimet dhe remitancat
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi se mbiçmimi i lekut pasqyron përmirësimet strukturore të ekonomisë shqiptare dhe rritjen e flukseve......
Malaj: Buxheti i mbrojtjes arrin në 69.2 miliardë lekë, në përmbushje të angazhimeve ndaj NATO-s
Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se Shqipëria ka rritur ndjeshëm financimin për sektorin e mbrojtjes, duke e çuar buxhetin në 69.2 miliardë......



