Shqipëria Postuar më 8 Korrik 2026, 14:17

Autofaturat bujqësore, 258 aplikime në 8 ditë - Mbështetja 10%, kërkesa e kompensimit arrin 735 mijë euro

Nga Diamila Leka

Autofaturat bujqësore, 258 aplikime në 8 ditë - Mbështetja

Procesi i aplikimit të fermerëve për përfitimin e kompensimit në masën 10% të vlerës së autofaturave po vijon normalisht.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Administrata Tatimore, vetëm në tetë ditët e para të hapjes së procesit janë dorëzuar 258 aplikime nga fermerë të regjistruar. Prej tyre, 254 aplikime janë aktualisht në proces shqyrtimi ose janë miratuar, ndërsa vlera totale e kompensimit të kërkuar ka arritur në rreth 735 mijë euro.

Skema synon të mbështesë fermerët e regjistruar, duke u mundësuar kompensim financiar mbi bazën e autofaturave, sipas kushteve dhe procedurave të përcaktuara. Përmes kësaj mase, fermerët kanë mundësi të përfitojnë 10% të vlerës së autofaturave, duke lehtësuar një pjesë të kostove dhe duke nxitur formalizimin e mëtejshëm të aktivitetit bujqësor.

Aplikimi kryhet përmes platformës eFiling, ku fermerët e regjistruar duhet të ndjekin procedurën përkatëse për të dorëzuar kërkesën e tyre. Administrata Tatimore u ka bërë thirrje fermerëve që plotësojnë kriteret të aplikojnë, në mënyrë që të përfitojnë nga kjo skemë kompensimi. Tatimet theksojnë se procesi po vijon normalisht dhe aplikimet do të trajtohen sipas radhës dhe kritereve të përcaktuara.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat