“Organizatat e shoqëritë civile trajtohen si biznese” – Skëndaj: Gjobat rrezikojnë aktivitetin. Të miratohen aktet nënligjore për regjistrimin
Ola Mitre / SCAN
Organizatat e shoqërisë civile po trajtohen si biznese për regjistrimin e pronarit përfitues, çka rrezikon aktivitetin normal të tyre, në rast të penalizimit me gjoba”.
Gjatë tryezës mbi kontributin dhe sfidat e shoqërisë civile në Shqipëri, drejtorja ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Erida Skëndaj ngriti disa shqetësime në drejtim të veprimtarisë së sektorit, që vijnë si pasojë e legjislacionit aktual.
Skëndaj kërkoi dhe plotësimin me aktet nënligjore të ligjit “Për organizatat jofitimprurëse”, pasi sipas ende po veprohet me aktet e vjetra.
Zëvendësministri i Drejtësisë Tedi Dobi tha se janë një sërë masash që parashikohen të merren në vijim, duke konsideruar dhe rëndësinë e bashkëpunimit në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
I pranishëm në aktivitet ishte edhe ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulta, i cili theksoi rëndësinë që ka shoqëria civile në drejtim të të drejtave të njeriut.
Gjatë aktiviteti u prezantua edhe dokumenti i politikave “Kontributi dhe sfidat e shoqërisë civile në Shiqëpri”, teksa gjetjet konfirmuan shqetësimet që lidhen me perceptimin e një ngushtimi të hapësirës apo një mjedisi jo të mjaftueshëm mundësues për shoqërinë civile në vend.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.