Pedagogët, bojkot i pjesshëm i mësimit – Goci: Thelbi i protestës, kundërshtimi i Ligjit të Arsimit të Lartë
Tre ditë përpara nisjes së viti të ri akademik, pedagogët paralajmërojnë bojkot të pjesshëm të mësimit duke nisur nga dita e hënë e 17 tetorit.
Pedagogët nga e gjithë Shqipëria u mblodhën paraditen e kësaj të premteje tek amfiteatri i Universitetit të Arteve në kryeqytet. Ata vazhdojnë t’u qëndrojnë kërkesave të tyre për rritjen e pagave deri në 50% brenda dy viteve.
Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi e konsideroi qesharak njoftimin e kryeministrit për rritjen e pagave të pedagogëve me 7%l.
Reforma e Arsimit të Lartë e vitit 2015 vetëm sa i ka thelluar problematikat në të cilat gjenden sot universitetet.
Pedagogët vijojnë t’i qëndojnë kërkesave për rritjen e pagave dhe financimin për kërkimin shkencor
Në vijim do të pritet edhe kohëzgjatja e bojkotit të pjesshëm të mësimit në varësi të reagimit të qeverisë ndaj kërkesave të pedagogëve.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.