Përgjysmohet deficiti buxhetor i SHBA-së – Arrin në mbi 1 trilionë dollarë për vitin fiskal 2022!
Qeveria e SHBA-së raportoi se deficiti buxhetor u ul gati me 50% krahasuar me një vit më parë, në 1.375 trilion dollarë, për shkak të zbehjes së shpenzimeve të ndihmës COVID-19 dhe të ardhurave rekord, por kostot e faljes së kredisë studentore kufizuan uljen.
Thesari i SHBA tha se ulja prej 1,4 trilion dollarë e deficitit ishte përmirësimi më i madh në një vit fiskal, pasi të ardhurat arritën një rekord prej 4,896 trilionë dollarësh, 850 miliardë më shumë nga viti fiskal 2021.
Presidenti Joe Biden deklaroi se deficiti do të vijojë të tkurret gjatë dekadës së ardhshme, duke pasur parasysh aftësinë e Medicare për të negociuar çmime më të ulëta të barnave. Ai akuzoi republikanët që votuan kundër reduktimit të deficitit. Ndërsa administrata e tij uli deficitin, ajo ka rritur shpenzimet në infrastrukturë dhe zgjeruar përfitimet për amerikanët me të ardhura të mesme dhe të ulëta.
“Ju e dini, ne kemi kaluar nga një rimëkëmbje e fortë historikisht ekonomike në një rritje të qëndrueshme duke ulur deficitin,” tha Biden.
Shpenzimet për vitin fiskal 2022, që përfundoi më 30 shtator, ranë me një rekord prej 550 miliardë dollarësh, ose 8% nga viti i kaluar në 6,272 trilionë dollarë. Por, shpenzimet për shtatorin, muajin e fundit të vitit fiskal, përfshinin njohjen e 430 miliardë dollarëve në kosto nga plani i administratës Biden për të falur borxhin e studentëve deri në 20,000 dollarë për ish-studentët e kolegjit që tani fitojnë nën 125,000 dollarë në vit.
Zyra e Buxhetit të Kongresit vlerësoi se plani do të kushtonte rreth 400 miliardë dollarë. Ai përfshin gjithashtu zgjatjen e një moratoriumi COVID-19 për të gjitha pagesat e kredive studentore deri në fund të vitit 2022, i cili shtoi rreth 21 miliardë dollarë kosto buxhetore.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.