Përkeqësohet ekonomia në Britaninë e Madhe – Analistët paralajmërojnë një situatë edhe më kritike në vijim
Vdekja e mbretëreshës Elizabetë ndodhi në një moment kur Mbretëria e Bashkuar ishte nën presion si pasojë e ndryshimeve politike me largimin e kryeministrit Johnson dhe me ardhjen e kryeministres së re Truss. Por dhe për shkak të një krizë ekonomike e cila konsiderohet si më e rënda mes vendeve të zhvilluara.
Ngjitja e Çarlit III në fron shënon fillimin e një periudhe të re për vendin, karakterizuar sidomos nga pasiguaira ekonomike. Shqetësimet për një recesion në Mbretërinë e Bashkuar janë më se realiste, ndërsa inflacioni dyshifror 10.1%, që pritet të arrijë nivelin 20% sipas Goldman Sachs, ushtron presion ndaj Bankës së Anglisë për të rritur sërish normat e interesit.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, në vitin 2007 Mbretëria e Bashkuar ishte më e pasur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PBB-ja e saj për frymë ishte rreth 50 mijë dollarë. Tani, 15 vjet më vonë, Britania e Madhe jo vetëm që ka ngecur, por është një të pestën më e varfër se 15 vjet më parë. PBB-ja e saj për frymë është më afër 40 mijë dollarë. Mdërsa situata pritet të përkeqësohet më shumë në vijim.
Siç theksohet nga Money.it, kryeministrja Truss ka konfirmuar një paketë të madhe stimujsh për të ndihmuar britanikët me faturat e tyre të energjisë, me vlerë 100 miliardë paund, mjaftueshëm për të ulur inflacionin me 4-5 pikë përqindjeje. Por ekonomistët kanë paralajmëruar se masa mund të komplikojë detyrën tashmë të frikshme të Bankës së Anglisë për të përmbajtur çmimet rekord.
Pa harruar se Brexit ende po ndikon në buxhetin kombëtar, me nyjet logjistike për mallrat dhe mungesën e fuqisë punëtore. Më tej, sipas disa analizave, paundi është në fokus: Ekziston një mundësi e madhe që mbreti Charles III të jetë monarku i parë britanik që do të paguajë më shumë se një paund për një dollar ose një euro.
Monarkia gjithashtu përballet me kritika të vazhdueshme për vjetërsimin e saj dhe barrën e saj mbi financat publike në një vend në grahmat e krizës së kostos së jetesës.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.