Plani i Britanisë për uljen e taksave ‘mund të godasë ekonominë e Europës’!
Trazirat e tregut në përgjigje të planit financiar të qeverisë së re britanike mund të dobësojnë më tej ekonominë e Europës kanë rritur edhe më tej shqetësimet. Paundi ka vijuar rënien vonë të hënën, pavarësisht përpjekjeve të ministrisë së financave të Britanisë dhe Bankës së Anglisë për të siguruar tregjet financiare. Më herët ai regjistroi një rritje pasi ra në një nivel të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan brenda natës.
Tregtarët po i shmangen monedhës britanike pasi kancelari (ministri i financave) Kwasi Kwarteng njoftoi të premten një plan të madh për uljen e taksave të krijuar për të rritur ekonominë e financuar nga rritje të mëdha në huamarrjen e qeverisë, duke rritur frikën se inflacioni, aktualisht në 9.9%, mund të rritet edhe më tej.
Kostoja e huamarrjes për Mbretërinë e Bashkuar u rrit ndjeshëm të hënën, me yield-et e obligacioneve pesëvjeçare të Mbretërisë së Bashkuar që u rritën në një nivel më të lartë se ato në Greqi dhe Itali. Kjo nënkupton që tregjet shohin më shumë rrezik në borxhin afatmesëm të Britanisë sesa ato të anëtarëve më me borxhe të Eurozonës.
Në një lëvizje për të siguruar tregjet, Thesari i Mbretërisë së Bashkuar tha se Kwarteng do të përcaktojë një plan fiskal afatmesëm më 23 nëntor, së bashku me parashikimet zyrtare të rritjes dhe huamarrjes.
Një zyrtar i lartë në bankën qendrore amerikane tha se ky plan ka rritur pasigurinë ekonomike dhe mund të ketë një efekt goditës në Europë dhe në ekonominë më të gjerë globale. Analistët dhe investitorët thanë se qeveria kishte bërë minimumin për të siguruar tregjet.
Tregjet janë të shqetësuara për planin e qeverisë britanike për të paguar faturat e energjisë dhe për të ulur taksat, të vlerësuar nga ekonomistët midis 100-200 miliardë paund (111-222 miliardë euro), financimi i të cilit mbetet i paqartë ndërsa ndikimi i tij në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar nuk është studiuar.
Reagimi shton presionin mbi qeverinë e re të kryeministres Liz Truss, më pak se një muaj pasi ajo mori detyrën pas dorëheqjes në korrik të paraardhësit të saj Boris Johnson. Disa konservatorë i kanë mirëpritur lëvizjet e uljes së taksave si një kthim në vlerat e tregut të lirë, por të tjerë shqetësohen se qeveria do të grumbullojë borxhe të mëdha që do të duhen të paguhen në fund nga taksapaguesit.
Rritja e fundit e dollarit amerikan ndaj monedhave të tjera është një shqetësim për shumë vende pasi edhe nw disa vende në Europë, tregjet ishin kryesisht më të ulëta ndërsa frika për një recesion po rritet.
Kreu i Bankës Qendrore Europiane paralajmëroi se perspektiva ekonomike “po errësohet” pasi çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve të rritura nga lufta në Ukrainë po ulin fuqinë e shpenzimeve të konsumatorëve. Franca, ekonomia e dytë më e madhe e BE-së, parashikoi një ngadalësim të konsiderueshëm të rritjes ekonomike vitin e ardhshëm pasi njoftoi projekt-planet e saj të shpenzimeve.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.