Pse bizneset nuk po marrin mjaftueshëm kredi? – Prençe: Kemi ngrirë investimet, po shkurtojmë staf
Bizneset shqiptare kanë ulur ritmin e marrjes së kredive gjatë muajve të fundit dhe ky fenomen është vënë re më së shumti edhe tek eksportuesit, të cilët për shkak të humbjeve miliona euroshe që u ka sjellë kursi i këmbimit, gjenden në staniacion. Në një intervistë për SCAN, Kreu i Shoqatës “Pro-Export Albania”, Edvin Prençe, sqaron se kreditimi i pamjaftueshëm pasohet me ngrirje të investimeve.
Nga ana tjetër, një problematikë që rëndon mbi sektorin është rritja e kostove të prodhimit, që sërish po reflektohet në mungesë investimesh dhe si rrjedhim humbje konkurrueshmërie.
Sipas Prençes, e gjithë situata me të cilët po përballen eksportuesit, po sjell shkurtim të linjave të prodhimit dhe si rrjedhim edhe të fuqisë punëtore, të cilët do ta kenë të vështirë të riintegrohen në treg.
Pak ditë më parë eksportuesit kanë publikuar një studim sipas të cilit humbjet për shkak të forcimit të lekut arrijnë deri në 35 milion euro, si dhe kanë kërkuar nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë, marrjen e një sërë masave që do tu vinin në ndihmë sektorit për të kapërcyer këtë situatë.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.