Franca nën 'pushtetin' e vapës ekstreme/ Temperaturat deri në 40°C, mbyllen shkollat, rrezik për shëndetin publik

Mbi 36 milionë banorë në Francë po përballen me një nga valët më intensive të të nxehtit të këtij viti, ndërsa autoritetet meteorologjike kanë vendosur alarm portokalli në një numër të madh rajonesh të vendit. Paralajmërimi përfaqëson nivelin e dytë më të lartë të rrezikut dhe sinjalizon kushte që mund të kenë ndikim serioz në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht te të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore.
Sipas parashikimeve, temperaturat do të vijojnë të rriten gjatë ditëve të ardhshme, duke arritur deri në 40 gradë Celsius në disa zona të vendit. Shërbimet meteorologjike francize, e kanë cilësuar këtë episod si një valë të nxehti të përhapur, të zgjatur dhe me intensitet të lartë, me kulmin që pritet në fillim të javës së ardhshme.
Ndikimi i temperaturave ekstreme, ka prekur edhe sistemin arsimor. Ministria franceze e Arsimit ka njoftuar se qindra shkolla kanë ndryshuar oraret e mësimit për të shmangur ekspozimin e nxënësve ndaj vapës së madhe. Në shumë raste, aktivitetet janë zhvendosur në orët më të freskëta të ditës, ndërsa rreth 150 institucione arsimore janë mbyllur përkohësisht si masë sigurie.
Autoritetet lokale po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa ekipet e emergjencës janë vendosur në gatishmëri për t'iu përgjigjur rasteve të mundshme të goditjeve nga i nxehti. Njëkohësisht, shqetësim mbetet edhe rreziku i shtuar për zjarre, veçanërisht në zonat me temperatura më të larta dhe thatësirë të zgjatur.
Kjo është vala e dytë e të nxehtit që prek Francën gjatë vitit 2026, edhe pse vera astronomike sapo ka nisur. Muaji maj solli temperatura rekord në disa rajone, ndërsa pranvera e këtij viti u regjistrua si më e nxehta në historinë moderne të matjeve meteorologjike në vend.
Ekspertët e klimës paralajmërojnë se episode të tilla po bëhen gjithnjë e më të zakonshme në Evropë. Sipas tyre, ndryshimet klimatike po rrisin frekuencën dhe intensitetin e valëve të të nxehtit, duke e kthyer kontinentin evropian në një nga rajonet më të ekspozuara ndaj pasojave të ngrohjes globale.
Si do paguhet taksa për pronat e pa regjistruara? Ligji përcakton rastet për sipërfaqet që janë në përdorim apo njësitë në ndërtim
Taksapagues i takës së pasurisë do të jetë pronari i regjistruar i pasurisë së paluajtshme në regjistrin kadastral ose, në mungesë të regjistrimit, personi......
''Fatkeqësitë natyrore, prioritet menaxhimi i riskut''/ Çako: Mbi 2700 vatra zjarri në 2025, vijon forcimi i sistemit mbrojtës
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon forcimin e sistemit të mbrojtjes përmes kuadrit ligjor, rritjes së kapaciteteve,,investimeve dhe zgjerimit të......
Ndryshojnë rregullat në kufi, sinjalistikë e re në të gjitha pikat/ Standarde të reja për tabelat, korsitë dhe orientimin e udhëtarëve
Pikat e kalimit kufitar në Shqipëri do të funksionojnë me një sistem të ri sinjalistike dhe orientimi për udhëtarët. Këshilli i Ministrave ka miratuar një......
Krijohet regjistri kombëtar i profesioneve të rregulluara/ Njohja e kualifikimeve, Shqipëria përafrohet me BE-në
Shqipëria po përgatit reformimin e kritereve për ushtrimin e profesioneve të rregulluara, në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.......
Humbjet nga kreditë mund të arrijnë në 5.4% deri në 2030/ Si po e kërcënon klima stabilitetin financiar në Shqipëri?
Ndryshimet klimatike nuk përbëjnë më vetëm një sfidë mjedisore apo ekonomike. Një studim i fundit tregon se efektet e tyre po shtrihen gjithnjë e më shumë......
ERE zgjeron kompensimet për furnizuesit e energjisë/ Përfshihen edhe kostot nga disbalancat negative të shkaktuara nga ndërprerjet në rrjet
Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar ndryshime në rregulloren për standardet e cilësisë së shërbimit në rrjetin e shpërndarjes, duke zgjeruar mekanizmin......
Raportim i detyrueshëm për marrëveshjet ndërkufitare/ DAC6, projektligji i ri zgjeron detyrimet e profesionistëve fiskalë
Këshilltarët tatimorë, avokatët, kontabilistët dhe profesionistët e tjerë që marrin pjesë në hartimin apo zbatimin e marrëveshjeve ndërkufitare do të......
Si ndahet borxhi i jashtëm i Shqipërisë? BSH: Qeveria mban peshën më të madhe, ndërsa sektori privat zgjeron detyrimet
Borxhi i jashtëm i Shqipërisë vazhdon të mbetet i ndarë midis katër sektorëve kryesorë të ekonomisë. Sektori që mban peshën më të madhe është ‘Qeveria e......



