Shqipëria Postuar më 20 Qershor 2026, 11:19

''Fatkeqësitë natyrore, prioritet menaxhimi i riskut''/ Çako: Mbi 2700 vatra zjarri në 2025, vijon forcimi i sistemit mbrojtës

Nga Alida Lula

''Fatkeqësitë natyrore, prioritet menaxhimi i

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon forcimin e sistemit të mbrojtjes përmes kuadrit ligjor, rritjes së kapaciteteve,,investimeve dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar. Drejtori i përgjithshëm i AKMC, Haki Çako, gjatë raportimit vjetor në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, theksoi se prioritet është menaxhimi i riskut nga fatkeqësitë, kuadri rregullator vendor dhe digjitalizimi i sistemit të emergjencave civile. 

“Përgjatë vitit 2025, AKMC vijoi përmbushjen e misionit të saj në harmoni të plotë me Direktivën e Mbrojtjes 2025, me fokus zhvillimin, përmirësimin dhe fuqizimin e sistemit të Mbrojtjes Civile në Shqipëri”- tha Çako. 

Gjatë 2025-ës, janë regjistruar 2743 raste zjarri në të gjithë vendin, me rreth 62 mijë hektarë sipërfaqe të prekur, ku në operacionet e shuarjes së zjarreve, janë angazhuar mbi 30 mijë forca operacionale dhe më shumë se 2200 mjete, ndërsa dy helikopterë të Forcës Ajrore kryen mbi 120 misione.

Në fushën e investimeve, Çako bëri të ditur se gjatë vitit 2025 u financuan 11 projekte infrastrukturore, 42 projekte për mjete e pajisje, si dhe pesë projekte për rehabilitimin e digave, me fonde që synojnë rritjen e sigurisë dhe parandalimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.


Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat