Rama: Hapet segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë-Kamëz me Rinasin!
Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar këtë mëngjes përmes rrjeteve sociale se aktualisht është hapur segmenti i ri rrugor që lidh rrugën kombëtare Fushë Krujë-Kamëz me Rinasin.
Sipas njoftimit ky segment i ri do ti japë një akses të ri mjeteve pranë Aeroportit “Nënë Tereza”.
“Kjo rrugë e re përfshin edhe urën Tubit,” njofton Rama.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.