Rekord i ri për Dollarin amerikan, ‘kërcen’ mbi 120 lekë – Forcohet ndjeshëm edhe Franga zvicerane!
Dollari amerikan ka arritur një rekord të ri këtë mëngjes pasi ka regjistruar një rritje të ndjeshme sërish në raport me dje duke u blerë sot me 120.8 lekë dhe duke u shitur me 122.5 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar një rritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e sotëm pasi në raport me dje është blerë sot me 121.5 lekë dhe është shitur me 122.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq monedha europiane vijon edhe sot të ruaj të njëjtat vlera sikurse edhe një ditë më parë duke mos pësuar luhatje të ndjeshme në raport me monedhën vendase duke u blerë me 116.2 lekë dhe duke u shitur me 116.9 lekë.
Paundi britanik sakaq vijon të mbetet në të ‘kuqe’ pasi është blerë sot me 128.8 lekë dhe është shitur me 131.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.