Rikuperojnë Dollari dhe Euro ndërsa Franga dhe Paundi dobësohen!
Dollari amerikan duket se ka rikuperuar pikë këtë mëngjes duke u blerë sot në raport me dje me 92.4 lekë dhe duke u shitur me 93.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës këtë të enjte duke u blerë sot me 100 lekë dhe duke u shitur me 100.7 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Franga zvicerane ndërkaq ka pësuar një zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 02.9 lekë dhe duke u shitur me 103.9 lekë në raport me ditën e djeshme.
Paundi britanik sakaq është blerë sot me 118 lekë dhe është shitur me 119 lekë referuar tregut të brendshëm valutor krahasuar me ditën e mërkurë duke u dobësuar edhe ai.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.