Rivlerësimi i pronave, përfituan 113 mijë familje – Lame: U përfshinë 168 200 pasuri, rekordin e mban Tirana!
Ka përfunduar procesi i rivlerësimit të pronave në vendin tonë. Kreu i Kadatrës Artan Lame në një konferencë për mediat bëri të ditur se 113 mijë familje kanë arritur të përfitojnë teksa gjithsej u përfshin në process 168 200 pasuri. Tirana mban rekordin për rivlerësimet më të shumta
“U përfshinë në proces 168 200 pasuri, kryesisht apartamente. Morën shërbimin 113 800. Pjesa tjetër që nuk pranuan janë qytetarë që u futën në proces, ishte disi i komplikuar, morën dhe faturën dhe pastaj nuk pranuan të vazhdonin më tej. Janë 53 mijë familje që nuk e vazhduan procesin, thjeshtë donin të dinin sa u shkonte. Ata që e morën rivlerësimin janë 113 mijë familje. Mbetën dhe 398 familje që nuk u përfundua procesi i riivlerësimit. Rekordin e mban Tirana, me 47 293 rivlerësime të kryera. Kjo tregon për bumin e zhvillimit të qytetit. Vendin e fundit e mban Hasi me 35 rivlerësime”, tha Lame.
Për një periudhë tre mujore deri në 30 prill 2022 qytetarët kishin mundësi të aplikonin. Për herë të parë procesi I rivlerësimit është kryer në vitin 2011. Në atë kohë taksa e rivlerësimit ka qenë 1% ndërsa në procesin aktual 3%.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.