“Rrëzimi” i bordit të çmimeve, vendim i pritshëm – Zef Preçi: Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë njëlloj edhe me bordet e tjera
Shpallja jokushtetuese e bordit të transparencës për ushqimet, për ekspertët dhe politikanët që e paditën atë është një vendim I pritshëm.
Eksperti Zef Preçi thotë se tani Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë edhe me bordet e tjera të cilat ai i quan një ndërhyrje e shtetit në ekonomi njëlloj si në regjimin komunist.
Dashnor Sula deputet I PD që e paditi bordin në Kushtetuese thotë se ky vendim ishte I pritshëm bazuar edhe në reagimet e gjyqtarëve gjatë seancës.
Për të hequr çdo keqkuptim Zef Preçi bën të qarë se heqja e bordit nuk do të thotë ulje e çmimeve.
Sipas tij që të ndodhë diçka e tillë qeveria nuk duhet të justifikohet me luftën dhe pandeminë, por duhet të nxisë zhvillimin ekonomik.
Bordet e kontrollit të çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve u vendosën në mars të vitit të kaluar pak ditë pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë. Ato kanë qenë vazhdimisht objekt kundërshtimi dhe debati nga ekspertët.
Orilda Alliu/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.