Rritet energjia e tregtuar në bursën shqiptare – Volumet e shtuara nga bashkimi i tregjeve me Kosovën
Bashkimi i tregjeve energjetike Shqiqëri – Kosovë ka rritur volumet e tregtuara në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX. Sipas të dhënave të përpunuara nga TV SCAN për periudhën janar – maj 2024 në total përmes këtij instrumenti janë tregtuar 670,120 mWh energji. 58% e kësaj sasie i përket zonës ofertuese të Shqipërisë, por të dhënat tregojnë se gjatë muajit prill dhe maj për zonën ofertuese të Kosovës, sasia e tregtuar përmes bursës është më e madhe se në Shqipëri.
Po ashtu, bashkmi i tregjeve u shënua në muajin shkurt, çka do të thotë se të dhënat për Kosovën përfshijnë vetëm periudhën shkurt – maj, ndërkohë që edhe numri i kompanive të listuara nga shteti fqinj është shumë më i ulët se ai i kompanive nga Shqipëria.
Sa i takon çmimit mesatar, me të cilin është tregtuar energjia, ai varion nga 61,04 euro/ mWh që është çmimi më i ulët e që u shënua në muajin prill, deri në 90,47 euro/ mWh, që është më i larti e që u shënua në muajin janar. Çmimi mesatar për periudhën 5 -mujore përlloagritet në 73.6 euro/ mWh.
ALPEX nisi operimet në datën 11 prill 2023. Aktualisht, numri i kompanive që mund të kryejnë transaksione të shit – blerjes për 2 zonat ofertuese të Shqipërisë dhe Kosovës është 25. Nga Shqipëria janë listuar në total 20 kompani, 15 prej të cilave janë private dhe 5 publike.
Ndërkohë, sa i takon Kosovës numri i kompanive të listuara ka shkuar në 5. Funskionimi i bursës paraqet një sërë avantazhesh, që lidhen me çmimet konkurruese, si dhe ofron një sinjal transparent të çmimeve për investime në energji.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.