Rritje modeste e energjisë diellore – Në 8 muaj u prodhuan 32 300 Mwh, 0.70% e energjisë totale të gjeneruar
Rreth 32 300 mwh energji për 8 – mujorin e parë të këtij viti u prodhuan nga impiantet fotovoltaike, duke shënuar rritje të lehtë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku prej këtyre impianteve u prodhua 30 500 mwh energji. Shifrat e këtij viti flasin edhe për një rritje të peshës së energjisë diellore, por që gjithsesi mbeten në nivele modeste në raport me sasisë totale të prodhuar, që dominohet nga ajo e gjeneruar në hidrocentrale.
Për periudhën janar-gusht të këtij viti energjia e prodhuar nga dielli përbën 0.70% të energjisë totale të prodhuar, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar përbënte 0.43% të saj. Aktualisht, kapaciteti total i impanteve diellore të instaluar arrin në 23 MË, teksa numri i centraleve është 11.
Ky numër mbetet i pandryshuar prej kohësh, teksa vetëm pak muaj më parë Enti Rregullator i Energjisë licencoi 5 kompani në veprimtrinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrale fotovoltaike të vegjël, duke i hapur rrugë rritjes së kapaciteteve gjeneruese nga dielli.
Këto janë licencat e para që jepen pas më shumë se 3 vitesh, nga koha kur është dhëna licenca e fundit për projekte që pëfitojnë nga masat mbështetëse të qeverisë, duke e çuar në 16 numrin e këtyre impianteve. Secili prej centraleve të rinj do të ketë një fuqi të instaluar prej 2 MË, ndërkohë që të gjithë ndodhen në zonën e Bitinckës, në Bilisht.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.