Sa do të rriten pensionet nga 1 Tetori? – Braçe: Indeksim 8.6% për të kompensuar çmimet
Nga 1 Tetori, pensionistët në të gjithë vendin do të kenë një shtesë në pensionin e tyre mujor në masën 8.6 % për të kompensuar rritjen e çmimeve të shportës. Lajmi është dhënë nga deputeti Erion Braçe, gjatë seancës plenare, sipas të cilit ky indeksim, do të ndiqet edhe nga bonusi i muajit Dhjetor.
Sipas INSTAT , inflacioni i shportës për pensionistët është në nivelin 8.6 për qind. Por sa është shtesa në vlerë që do të përfitohet nga ky indeksim? Përfitimi minimal fillon nga 800 lekë deri në atë maksimal prej 3 mijë lekësh në varësi të masës së pensionit.
Kështu, nëse do të marrim në konsideratë pensionin mesatar të pleqërisë në zonat urbane, i cili për vitin 2022 rezulton 17.350 lekë, shtesa është 1492 lekë. Ndërsa për pensionin mesatar në zonat rurale, i cili është 10.349 lekë, shtesa mujore është 890 lekë. Këtë rritje e përfitojnë rreth 687 mijë të moshuar në vend.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.