SHBA është më e varfër! – Dyfishohet numri i fëmijëve që preken nga mungesa e të ardhurave
Niveli i varfërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rrit në 12.4 % në vitin 2022, me varfërinë e fëmijëve më shumë se të dyfishuar në krahasim me atë të vitit 2021, sipas një raporti të Byrosë së Regjistrimit të SHBA.
Masa Suplementare e Varfërisë – SPM, e cila mat nëse njerëzit kanë burime të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e tyre, është rritur me 4.6 pikë përqindjeje në 2022 – shin në krahasim me një vit më parë.
Të dhënat treguan gjithashtu se niveli i varfërisë së fëmijëve u dyfishua, nga 5.2% në 2021 – shin në 12.4% në vitin 2022. Ky konsiderohet si ndryshimi më i madh në varfërinë e fëmijëve që kur agjencia filloi të gjurmonte indeksin në vitin 2009, thuhet në raport.
Rritja e varfërisë arriti në një shifër prej 15.3 milionë amerikanësh që jetojnë në varfëri, sipas Qendrës për Buxhetin dhe Prioritetet e Politikave, një institut amerikan me prirje të majtë. Rritja e varfërisë është “befasuese”, tha në një deklaratë Sharon Parrott, presidente e Qendrës për Buxhetin dhe Prioritetet e Politikave. Sipas saj kjo është më e madhja në mbi 50 vjet, si në përgjithësi ashtu edhe për fëmijët, nënvizon rolin kritik që luajnë zgjedhjet e politikave në nivelin e varfërisë dhe vështirësive në vend.
Masa Suplementare e Varfërisë përfshin të ardhurat si dhe ndikimin e asistencës pa para, të tilla si ndihma ushqimore dhe ndihma për strehim. Parrott tha se dhënia fund e zgjerimit të kredisë federale tatimore për fëmijët në 2022 – shin ishte një arsye për rritjen e mprehtë të varfërisë së fëmijëve dhe bëri thirrje që ligjvënësit të mbështesin rimarrjen e përfitimeve për këtë kategori.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.