Inflacioni në fillimin e vitit tejkalon Europën/ Norma në muajin janar regjistrohet në 2.3%

Sipas të dhënave mujore të publikuara nga Instituti i Statistikave, inflacioni i matur me metodën europiane (IHÇK) në janar 2026 rezulton në nivelin 2.3%, duke sinjalizuar një rritje të moderuar të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në ekonomi gjatë nisjes së vitit.
Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni mesatar në Europë llogaritet rreth 2%, duke e pozicionuar Shqipërinë lehtë mbi këtë nivel gjatë muajit janar. Kjo do të thotë se çmimet në vend janë rritur më shpejt se mesatarja europiane. Ndërkohë, vendet me normën më të lartë të inflacionit në Europë gjatë këtij muaji janë Rumania me 8.5%, Gjeorgjia me 5.1%, Islanda me 4.4%, Sllovakia me 4.3% dhe Estonia me 3.8%.
Në analizën rajonale, Shqipëria paraqitet në një pozicion relativisht më të favorshëm krahasuar me disa nga vendet fqinje. Maqedonia e Veriut regjistron inflacionin më të lartë në rajon me 2.9%, e ndjekur nga Serbia dhe Mali i Zi me 2.7%.
Sa i përket ndryshimeve sipas grupeve të shportës së konsumit, rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë” me 9.8. Pas këtij grupi renditen “Kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 3.7%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Sigurime dhe shërbime financiare” me 3.1% secili, si dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.3%, kategori që kanë një peshë të rëndësishme në shpenzimet familjare.
Rritje u regjistrua gjithashtu në “Shërbimi arsimor” me 2.2%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi” me 2.0% secili, “Shëndeti” me 1.1%, “Veshje dhe këpucë” me 0.9%, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 0.7% dhe “Informacioni dhe komunikimi” me 0.6%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” shënuan rënie me 0.7%, duke ndikuar në zbutjen e ritmit të përgjithshëm të inflacionit.
Live TV
Fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Durrësit - Ministri Karakaçi inspekton masat e marra
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi masat e marra për përballimin e fluksit të udhëtarëve gjatë muajve të verës në Portin e......
Shqipëria, ndër vendet me më shumë turistë/ Mirëpresim 5 vizitorë për banor, duke u renditur të 6-tët në botë
Vitet e fundit, Shqipëria e ka rritur ndjeshëm turizmin, duke arritur të krijojë emrin e saj në hartën turistike evropiane dhe botërore. Sipas të dhënave......
Më pak vreshta, por rrushi “reziston”/ Rendimenti më i lartë mban prodhimin në “këmbë”. Fieri kryeson vendin
Shqipëria po humbet gjithnjë e më shumë sipërfaqe të mbjella me vreshta, por prodhimi i rrushit nuk po bie me të njëjtin ritëm. Rendimenti më i lartë për......
Bujqësia po goditet nga moti ekstrem - “Super El Niño” dhe i nxehti ekstrem në Europë mund të rrisin çmimet
Tregjet po e nënvlerësojnë ndikimin e paqëndrueshmërisë së klimës në të gjitha klasat e aseteve, në një kohë që i nxehti ekstrem ka përfshirë Europën dhe......

