Më shumë të diplomuar në universitete/ Vijon të rritet numri i menaxherëve, juristëve dhe inxhinierëve

Sistemi arsimor në Shqipëri ka nxjerrë gjatë vitit akademik 2024-2025 afro 82 mijë e 600 të diplomuar në të gjitha nivelet e arsimit. Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se nxënës dhe studentë nga arsimi 9-vjeçar, ai i mesëm dhe arsimi i lartë kanë përfunduar studimet, ndërsa vihet re një rënie e lehtë e diplomimeve në arsimin parauniversitar krahasuar me një vit më parë.
Sipas statistikave, 33.5% e të diplomuarve i përkasin arsimit 9-vjeçar, 31.4% arsimit të mesëm dhe rreth 35% arsimit të lartë. Në total, diplomimet në arsimin parauniversitar kanë rënë me 1.5% krahasuar me vitin e kaluar, duke reflektuar ndryshimet demografike dhe lëvizjet në sistemin arsimor.
Në arsimin 9-vjeçar, shumica e të diplomuarve janë meshkuj, të cilët përbëjnë 52.1% të totalit. Po ashtu, pjesa dërrmuese e nxënësve janë diplomuar në institucione arsimore publike, me 89.3% të totalit, çka tregon se sistemi publik vazhdon të mbajë peshën kryesore të arsimit bazë në vend.
Rënie është regjistruar edhe në arsimin e mesëm, ku numri i të diplomuarve është ulur me 3% krahasuar me vitin e kaluar. Në këtë nivel arsimor, vajzat përbëjnë shumicën e të diplomuarve me 51%. Ndërkohë, arsimi profesional zë 12.3% të diplomimeve totale në arsimin e mesëm, ku dominojnë meshkujt me 84.3% të të diplomuarve. Kjo tregon se djemtë vijojnë të jenë më të orientuar drejt degëve profesionale dhe teknike.
Nga ana tjetër, arsimi i lartë ka shënuar rritje. Gjatë vitit akademik 2024-2025 janë diplomuar afro 28 mijë e 900 studentë, ose 2.6% më shumë krahasuar me një vit më parë. Shifrat tregojnë një interes të vazhdueshëm për studimet universitare dhe pasuniversitare.
Mbi gjysma e studentëve, konkretisht 50.6%, janë diplomuar në programet Bachelor, ndërsa 43.4% kanë përfunduar programet Master. Po ashtu, femrat dominojnë edhe në arsimin e lartë, pasi 65.3% e të diplomuarve janë vajza dhe gra. Shumica e studentëve, rreth 66.6%, kanë përfunduar studimet në universitete publike.
Sa i përket degëve më të preferuara, fusha “Biznes, administrim dhe ligj” mbetet zgjedhja kryesore e studentëve shqiptarë, ku janë diplomuar 23.3% e totalit të studentëve. Në vend të dytë renditet fusha “Shëndet dhe mirëqenie” me 22.4%, ndërsa “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” zë 14% të diplomimeve në arsimin e lartë.
Të dhënat tregojnë se, pavarësisht rënies së lehtë në nivelet parauniversitare, universitetet në Shqipëri vijojnë të prodhojnë një numër të lartë diplomimesh, me prirje të fortë drejt degëve të biznesit, shëndetësisë dhe inxhinierisë.
Live TV
Mbi 41 mijë fermerë aplikuan në skemën kombëtare - Kërkesat kalojnë 7 miliardë lekë, interes i lartë për blegtorinë
Mbi 41 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, ndërsa vlera e kërkesave ka tejkaluar 7......
Kina dhe Tajvani po përgatiten për stuhinë tropikale - Tajfuni Bavi goditi juglindjen e Tajvanit, era 200 km/orë
Kina dhe Tajvani po përgatiteshin për stuhinë tropikale ndoshta më shkatërruese në vite, ndërsa tajfuni Bavi goditi juglindjen e Tajvanit të enjten, me erëra......
Peshku dhe perimet rrisin faturën e ushqimeve në qershor/ Shtrenjtimi i ushqimeve mban presion mbi buxhetet familjare
Ushqimet ishin faktori kryesor që mbajti lart inflacionin në muajin qershor, duke dhënë ndikimin më të madh në rritjen vjetore të çmimeve të konsumit. Sipas......
Rama nuk e fsheh entuziazmin, Samiti i ardhshëm i NATO-s do mbahet në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka shëprndarë në rrjetet e tij sociale një video që konfirmon se , Samiti i ardhshëm i NATO-s do mbahet vitin që vjen në Tiranë. Në mes......



