Çmimet “kapërcejnë” kufirin europian në Prill/ Inflacioni arrin në 2.6%, me ndikim më të madh nga sektori i argëtimit

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Prill të vitit 2025 regjistrohet në 2.6%, duke konstatuar kështu një normë më të lartë, krahasuar me Marsin e po të njëjtit vit. Nga ana tjetër, inflacioni sipas ‘INSTAT’ për të njëjtën periudhë ishte 2.3%. Theksojmë se metodologjia e matjes është e njëjtë me të dy metodat, por diferencat mes këtyre dy matjeve vijnë si rezultat i peshës që i jepet secilit grup të produkteve në llogaritjen e inflacionit.
Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni mesatar në Europë përllogaritet në 2.4% dhe Shqipëria shihet e pozicionuar mbi këtë kufi për muajin Prill, që do të thotë se aktualisht çmimet në vendin tonë janë më të larta se mesatarja europiane. Ndërkohë, nga ana tjetër, vendet me normën më të lartë të çmimeve në Europë përgjatë Prillit të këtij viti janë Rumania me 4.9%, Estonia me 4.4% si dhe Hungaria dhe Serbia me 4.2% dhe 4.1% respektivisht.
Nëse analizojmë rritjen e çmimeve sipas vendeve të rajonit, shifrat tregojnë se Shqipëria pozicionohet relativisht mirë krahasuar me disa nga fqinjët në rajon, përfshirë edhe Kosovën, ku për muajin Prill regjistron një normë të rritjes së çmimeve prej 3%.
Ndërkohë, nëse flasim për ndryshimin vjetor të grupeve shohim se rritja më e madhe e çmimeve prej 8.2% vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë”, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.8%. Me rritje po ashtu vihen re edhe grupi “Hotele, kafene dhe restorante” me 3.1%.
Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1.7%.
Live TV
Paketa e Maleve, caktohen zonat me zhvillim parësor në Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos
Me katër vendime të posaçme qeveria ka përcaktuar zonat me zhvillim parësor në Bashkitë Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos. Për Bashkinë Devoll me......
Centralet fotovoltakë, qeveria miraton edhe tre leje, fuqia e instaluar 126 megavat
Qeveria ka miratuar lejet për ndërtimin edhe të tre centraleve të reja fotovoltaike. Të tre agregatët së bashku do të jenë një fuqi të instaluar prej 126......
Financimi i jashtëm ushtarak, SHBA i akordon Shqipërisë një kredi prej 302 milionë dollarë
Njëri nga vendimet e rëndësishme të marra sot në mbledhjen e qeverisë ka qenë edhe ai për miratimin në parim të një huaje direkte që SHBA nëpërmjet Agjencisë......
Nga centralet fotovoltaikë tek projektligjet ‘europiane’, zbardhen vendimet e sotme të qeverisë
Agjencia për Media dhe Informim ka njoftuar lidhur me Vendimet dhe Projektligjet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë, datë 19 qershor 2026. Vendimet......



