Prodhimi i ullirit, gati 147 mijë tonë në vitin 2024/ Bujqësia me rritje në të gjitha kulturat, përveç bimëve industriale

Viti 2024 ka sjellë zhvillime pozitive në bujqësinë shqiptare, me disa kultura që kanë kapur nivele rekord prodhimi. Më i spikaturi? Ulliri, i cili është rritur me një ritëm mbresëlënës prej 24,6%, duke arritur në 146,726 tonë. Ky është një sinjal i qartë se Shqipëria po kthehet seriozisht drejt potencialit të saj bujqësor.
Perimet gjithashtu kanë shënuar rritje të qëndrueshme, duke arritur në 1.42 milionë tonë, me një rritje vjetore prej 2.9%. Në këtë segment, Qarku i Fierit, ndjekur nga Tirana dhe Berati, janë "kampionët" e vendit. Brenda këtij prodhimi, perimet e serave përbëjnë gati 1/4, konkretisht 22.7%, me Fierin që mban gjysmën e kësaj sasie.
Prodhimi i patates, një tjetër kulturë bazë, është rritur me 1.3%, duke shkuar në 277.824 tonë, me Korçën në krye të listës.
Po ashtu, fasulet dhe bimët medicinale janë në rritje, përkatësisht me 4.6% dhe 7.7%, një sinjal që tregjet e specializuara kanë hapësirë për zgjerim. Ndërkohë, bimët industriale kanë pësuar një rënie prej 7.9%, duke reflektuar ndoshta nevojën për mbështetje ose orientim të ri për këtë sektor.
Drithërat kanë arritur një total prej 649,919 tonë, me Qarkun e Fierit sërish në krye me 149,252 tonë, ndjekur nga Elbasani dhe Korça.
Në pjesën e frutave, prodhimi i pemëve drufrutore ka kaluar 295 mijë tonë, me një rritje prej 3.1%, ku Korça vazhdon të jetë zemra frutore e vendit. Mollët dhe kumbullat janë më të përfaqësuarat. Ndërkohë, prodhimi i agrumeve, ku dominon qarku i Vlorës me 62.6% të totalit, ka arritur në 59,162 tonë.
Pavarësisht se bujqësia është një sektor me ndikim të rëndësishëm në ekonomi, por gjithmonë qëndron në fund të listës për shumë tregues statistikorë, duket se ky vit ka treguar qartë se ferma shqiptare është në lëvizje me potencial të fortë për eksport dhe zhvillim të tregjeve të brendshme. Nëse mbështetja politike dhe infrastruktura vijon, ky ritëm mund të jetë vetëm fillimi i një kapitulli të ri për bujqësinë shqiptare.
Live TV
Kordinimi rajonal i energjisë, OST nënshkruan në Selanik marrëveshjen e bashkëpunimit me SEleNe CC
Operatori i Sitemit të Transmetimit, OST ka nënshkruar në Selanik një marrëveshje bashkëpunimi me SEleNe CC, e cila është Qendra e Koordinimit Rajonal (RCC)......
Një në pesë të rinj në Shqipëri, jashtë punës dhe arsimit/ Dy realitete të ndryshme: vajzat në shtëpi, djemtë në kërkim
Një në pesë të rinj në Shqipëri vazhdon të jetë jashtë punësimit, arsimit dhe formimit profesional. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2025, 20.1% e të......
Banka e Shqipërisë me plan të ri për pagesat digjitale, Sejko: Cash-i mbetet sfidë për ekonominë
Nga ulja e kostove të transfertave në euro pas anëtarësimit në SEPA, te rritja e pagesave digjitale dhe projektet për pagesa të menjëhershme, Guvernatori i......
Plazhet publike, ministri Gonxhja: Tipologji të ndryshme dhe pagesa të ndryshme sipas kostos
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, foli pas mbledhjes së Qeverisë, për plazhet publike me pagesë. Gonxhja tha se plazhet publike po......



