“SHBA dhe bota, në recesion për 9 muaj” – Paralajmërimi i drejtorit të Përgjithshëm të JPMorgan, Jamie Dimon
Shefi Ekzekutiv i JPMorgan Chase, Jamie Dimon, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ekonomia globale mund të futen në një recesion nga mesi i vitit të ardhshëm. Inflacioni i lartë, rritja e madhe e normave të interesit, pushtimi rus i Ukrainës dhe efektet e panjohura të politikës së shtrëngimit sasior të Rezervës Federale janë ndër treguesit e një recesioni të mundshëm, tha ai.
“Këto janë faktorë shumë, shumë serioze, të cilat mendoj se ka të ngjarë të shtyjnë SHBA-në dhe botën në recesion pas gjashtë deri nëntë muaj. Europa tashmë është në recesion”, tha Dimon.
Intervista u transmetua ndërsa bankat e mëdha amerikane do të raportojnë të ardhurat e tyre të tremujorit të tretë duke nisur nga dita e premte. Deri tani këtë vit, indeksi S&P 500 ka rënë 24 për qind.
Dimon tha se S&P 500 mund të bjerë edhe me 20% nga nivelet aktuale, që pritet të jetë më e komplikuar se e para. Këtë vit, Dimon u kishte kërkuar investitorëve që të përgatiteshin për një “uragan” ekonomik dhe JPMorgan, banka më e madhe e investimeve në SHBA, pezulloi blerjet e aksioneve në korrik, pasi humbi pritshmëritë tremujore të Ëall Street.
Në qershor, Goldman Sachs kishte parashikuar një mundësi prej 30% që ekonomia amerikane të ndodhej në recesion gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa ekonomistët në Morgan Stanley vendosën mundësitë për një recesion për 12 muajt e ardhshëm në rreth 35%.
Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, paralajmëruan gjithashtu të hënën për një rrezik në rritje të recesionit global dhe thanë se inflacioni mbetet një problem pas pushtimit rus të Ukrainës.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.