Shtohen 50 medikamente në listën e rimbursimit – Koçiu: 1500 persona me aftësi të kufizuar përfitojnë fishat e diabetit falas
Diamila Leka/ Scan
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, deklaroi se në mbledhjen Këshillit të Ministrave u miratua lista e re e barnave të rimbursueshme të cilat do të mbështesin Akoma më shumë të gjitha diagnozat dhe patologjitë e sëmundjeve onkologjike etj. Sipas ministres Koçiu, barnat e rimbursushëm është zgjeruar me 1345 barna alternativa mjekimi në total, nga 1191 që janë aktualisht.
“50 medikamenete të reja. Këto barna të reja, 1345 medikamente të cilat do të rimbursohen nga buxheti i shtetit do të mbështesin sëmundjet onkologjike”.
Gjithashtu, ministrja Koçiu deklaroi dhe miratimin e një tjetër vendimi të rëndësishëm në mbështetje të gjithë qytetarëve të prekur nga diabeti, duke zgjeruar fashën e rimbursimit të fishave të diabetit për matjen e glicemisë.
“Deri më sot ne rimbursojmë fishat e diabetit për të gjithë ata pacientë të cilët vuajnë nga sëmundja diabetike, nga mosha 0-25 vjeç si dhe për të moshuarit dhe pensionistëve mbi 65 vjeç. Me vendimin më të fundit ne shtojmë mbulimin me fishat e diabetit falas dhe për dy target grupe shumë të rëndësishme,për invalidët e punës dhe personat me aftësi të kufizuar. Janë mijë invalidë pune që vuajnë nga sëmundja e diabetit dhe rreth 1.500 persona me aftësi të kufizuar që do të përfitojnë falas fishat e diabetit”.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.