Si e kursejnë grekët energjinë? – Vendi nuk heq dorë nga ndriçimi publik. Qytetarët e paguajnë atë shërbim!
Disa bashki në Greqi kanë arritur që me anë të disa rregullimeve minimale të reduktojnë konsumin e energjisë elektrike me 10%. Një prej tyre është Argyroupoli ndërsa procesi monitorohet me kujdes nga zyrtarët e energjisë. Një nga vendimet e para të marra është reduktimi deri në 26 gradë i ujit të pishinave, që është dhe minimumi i lejuar nga ligji në vend. Në ndërtesat e administratës publike ajri i kondicionuar fiksohet në 27 gradë në verë dhe në 19 gradë në dimër. Nëpër shkolla temperatura do të ulet vetëm me një gradë duke lejuar një kursim energjie rreth 10%. Në qendrart sportive dritat do të fiken në orën 22.00.
Në këto bashki llampat e ndricimit publik janë zëvendësuar me llampa led me një kursim vjetor të llogaritur deri 4 mijë megavat.
Ndryshime të vogla që lejojnë shmangien e fikjes së dritave natën, për të cilën ekspertët shprehen se është një gjë e palogjikshme. Kjo sepse në rradhë të parë janë arsyet e sigurisë dhe mbrojtja kundër kriminalitetit. Por dhe për faktin se qytetarët vazhdojnë të paguajnë taksat dhe presin e pretendojnë shërbime të caktuara. Ekspertët këmbëngulin se nuk mund të reduktohen shërbime të tilla për shkak të politikave të caktuara. Sigurisht mund të reduktohet niveli i ndricimit gjatë natës, pasi nuk duhet një ndricim i fortë në orën 03.00 të natës kur në rrugë nuk ka trafik.
Por kjo nuk është gjithcka, ministria e brendshme greke do të vendosë në dispozicion në një platformë specifike të dhënat në lidhje me konsumin e cdo ndërtese publike. Ata që do të arrijnë të kursejnë do të shpërblehen me fonde ekstra. Në të kundër, ata do të paguajnë ekstra me paratë e tyre.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.