Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën duke regjistruar një rënie të lehtë në raport em dje teksa blihet me 116 lekë dhe shitet me 117 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sërish ka arritur barazim me Dollarin teksa është blerë dhe ajo mëngjesin e sotëm me 116 lekë dhe është shitur me 116.8 lekë në raport me dje.
Paundi britanik sakaq ka shënuar një rënie të ndjeshme të vlerës këtë të premte duke humbur kështu mbi 1 pikë nga dita e djeshme pasi blihet sot me 131.8 lekë dhe shitet me 135 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka pasur një rënie të vlerës këtë të mëngjes duke u blerë sot me 119.6 lekë dhe duke u shitur me 120.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.