Pedagogët: Pezullim të fillimit të vitit akademik – Kërkojnë rritje pagash. Nëse nuk plotësohet grevë 1 muaj
Ashtu siç kishin paralajmëruar pedagogët kanë zhilluar këtë të enjte përpara Fakultetit të Shkencave të Natyrës protestën për rritjen e pagave. Me përfaqësues edhe nga universitetet e rretheve dhjetra pedagogë kërkojnë që qeveria t’i përfshijë në paketën e ndihmës për të përballuar çmimet e rritura si pasojë e krizës. Ata i referohen pagave në Kosovë të cilët synojnë që qeveria t’i realizojë brenda një periudhe dy vjeçare përndryshe do të pezullojnë fillimin e vitit akademik.
Pedagogët i kanë lënë afat qeverisë deri 5 tetorin, në të kundërtën do të futen në grevë. Pedagogët deklarojnë se puna e tyre është nënvlerësuar aq shumë saqë edhe vet studentët e tyre paguhen më shumë.
Kërkesat e pedagogëve janë rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës, rritja e financimit për kërkimin shkencor, rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmi shëndeti në punë’, rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë dhe te ketë transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.
Për protestën, në seancën plenare që u zhvillua në Kuvend reaguan dhe deputetët e opozitës të cilët u shprehën se pedagogët paguhen ende me pagën e periudhës së Fatos Nanos. Vetë pedagogët në protestë treguan se rritja e fundit e pagave ka ndodhur në vitin 2005.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.