10 qytetet më të pasura dhe me numrin më të lartë të miliarderëve në botë!
Qyteti i Nju Jorkut është shtëpia e individëve me vlerë neto më të lartë në botë, sipas një raporti të ri nga kabineti i konsulencës për migracionin e investimeve Henley & Partners.
Rreth 345,600 milionerë banojnë në Big Apple, së bashku me 15,470 multimilionerë që kanë asete me vlerë mbi 10 milion dollarë, 737 centi-milionerë (pasuri prej 100 milion dollarë ose më shumë) dhe 59 miliarderë, thuhet në raport. Qendra financiare e SHBA-së njihet si qyteti më i pasur në botë nga disa parametra.
Raporti zbulon se rreth 4% e 8.38 milionë qytetarëve të Nju Jorkut zotërojnë prona të investueshme, para në dorë ose aksione me vlerë mbi 1 milion dollarë. Numri bie ndjeshëm në 15,470 kur vlerësohen ata që kanë më shumë se 10 milionë dollarë pasuri. Pasuria totale private e mbajtur nga banorët e Nju Jorkut u zbulua se kalonte 3 trilion dollarë. Çuditërisht, kjo është më shumë se pasuria totale private e mbajtur në shumicën e vendeve kryesore të G-20.
Kryeqyteti i Japonisë Tokio u rendit i dyti me 304,900 individë me vlerë të lartë neto. Krahasuar me Nju Jorkun, një pjesë shumë më e vogël e tyre kanë asete me vlerë mbi 10 milionë dollarë. Raporti zbuloi se 7,350 njerëz në Tokio janë multimilionerë, 263 kanë mbi 100 milionë dollarë dhe 12 janë miliarderë.
Zona e Gjirit të San Franciskos, e cila përfshin Silicon Valley, përfundon tre qytetet më të pasura, me 276,400 individë me vlerë të lartë neto, 12,890 prej të cilëve janë multi-milionerë. Raporti tha se 623 kanë pasuri me vlerë të paktën 100 milionë dollarë dhe 62 miliarderë jetojnë në qytet. Los Anxhelosi, Çikago dhe Hjustoni janë qytetet e tjera të SHBA-së në top 10, duke u renditur respektivisht në vendin e 6-të, të 7-të dhe të 8-të.
10 qytetet më të pasura në botë dhe me numrin e individëve me vlerë të lartë neto që jetojnë në secilin prej tyre sipas raportit të Henley & Partners:
- Nju Jork, SHBA (345,600)
- Tokio, Japoni (304,900)
- Zona e Gjirit të San Franciskos, SHBA (276,400)
- Londër, Mbretëria e Bashkuar (272,400)
- Singapor, Singapor (249,800)
- Los Anxhelos, SHBA (192,400)
- Çikago, SHBA (160,100)
- Hjuston, SHBA (132,600)
- Pekin, Kinë (131,500)
- Shanghai, Kinë (130,100)
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.