Të rinjtë, “në garë” për bursën – AMF ndan çmimet për studentët pjesëmarrës në konkurs
40 skuadra studentore, nga 18 universitete të ndryshme në vend, si edhe një universitet nga Maqedonia e Veriut, orën pjesë në konkursin “Të mësojmë për bursën” – Stock Market Learning Competition, 2023.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me German Sparkassenstiftung Albania organizuan aktivitetin përmbyllës të konkursit i cili shërben nxitjes së edukimin financiar të studentëve për tregun e kapitalit, një nga tregjet nën mbikëqyrjen e AMF-së.
Përgjatë katër muajve të konkursit, skuadrat u pajisën me fonde virtuale dhe i investuan ato në tituj me çmimet reale të tregtimit në tregjet financiare ndërkombëtare. Vlerësimi në konkurs u bazua në dy kritere: vlera dhe qëndrueshmëria në portofolin investues, duke promovuar me çmime gjashtë skuadra studentore.
Ky është viti i dytë që AMF bashkëpunon për zhvillimin e këtij aktiviteti me studentët e fakulteteve ekonomike të universiteteve të vendit.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.