Tregjet europiane, në rënie – Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, duke vijuar ndjenjën negative globale, pas të dhënave mbi punësimin në SHBA që sugjerojnë se Rezerva Federale do të vijojë me politikën monetare shtrënguese.
Indeksi pan-Europian European Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.4%, ndërsa sektori i teknologjisë realizon humbjet më të mëdha me 1.2%. Edhe kontratat “futures” në Ëall Street po qëndrojnë në rënie, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin që publikohen në SHBA të martën.
Në fokus të tregjeve do të jenë edhe ndërhyrjen e Bankës së Anglisë në tregun e borxhit, i cili do të vijojë deri në 14 tetor. Përsa i përket korporatave, një javë pasi debutoi në tregun e aksioneve, prodhuesi i automjeteve luksoze, Porsche ka tejkaluar ish-kompaninë mëmë, Volkswagen. Disa manaxherë fondesh po e krahasojnë performancën e Porche me atë të Tesla, që ëshë prodhuesi më i madh në botë i automjeteve elektrike.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.