Vijon rënia e valutave kryesore – Humbasin pikë ndjeshëm Paundi, Dollari e Franga!
Dollari amerikan sikurse edhe dje ka humbur konsiderueshëm pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 98.6 lekë dhe është shitur me 99.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane edhe pse shfaqet konstante mëngjesin e sotëm duket se ka rënë disi nga dita e djeshme duke u blerë këtë të mërkurë me 106 lekë dhe duke u shitur me 106.8 lekë.
Franga zvicerane ka pësuar edhe ajo zbritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 109.8 lekë dhe është shitur me 111.1 lekë në raport me ditën e martë.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik nuk ka bërë përjashtim nga vala zbritëse duke humbur edhe ai pikë teksa blihet sot me 122 lekë dhe shitet me 123.5 lekë në raport me dje.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.