Zgjidhen “ngërçet” e fiskalizimit – Nga 10 gushti, faturat me status dorёzuar kalojnё automatikisht nё statusin pranuar!
Ndërsa nga data 1 Korrik të gjitha bizneset kanë detyrim të jenë në sistemin e fiskalizimit dhe të lëshojnë fatura të fiskalizuara, administrate tatimore ka vendosur të lehtësojë këtë process për tatimpaguesit edhe më tej.
Kështu, Administrata Tatimore informon tatimpaguesit se për shkak të disa zhvillimeve të reja në sistemin e fiskalizimit, nga data 10 gusht faturat me status dorëzuar do të kalojnë automatikisht në statusin pranuar.
“Ky zhvillim ka impakt tek tё gjithё ata tatimpagues, tё cilёt ende nuk kanё ndёrmarrё asnjё veprim pёr faturat elektronike të blerjes, (pranim/refuzim). Tё gjitha faturat qё shfaqen me status Dorёzuar, pra që nuk ёshtё bёrё asnjё veprim mbi to, ekzekutimi i kësaj procedure do të kalojë automatikisht në statusin PRANUAR”- sqaron AdministrataTatimore.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu kёrkon subjekteve që të kryejnë tё gjitha verifikimet pёrkatёse për faturat e blerjes, pasi nё momentin e kalimit nё ambientin LIVE, kёto fatura do tё pranohen automatikisht.
Ndryshimi i kryer në kuadër të zbatimit të Ligjit nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit” indryshuar, synon ta lehtësojë sa më shumë këtë proces per tatimpaguesit.
Ndërkohë që dy ditë më parë, administrata tatimore ka parlajmëruar bizneset se nëse lëshojnë fatura të pa fiskalizuara do të gjobiten.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.