Zvicra, gjithnjë e më shumë “kripto-miqësore” – Në dyqanet McDonald’s në Lugano mund të paguhet me bitcoin
Në dyqanet McDonald’s në qytetin zviceran të Luganos mund të paguhet me bitcoin. Risia është rezultat i partneritetit mes bashkisë së qytetit dhe Tether, kompania që emeton USDT, monedhën e qëndrueshme të lidhur me dollarin aktualisht më e përdorura në universin e kriptomonedhës. Një hap i ri përpara për nismën “Plani B”, i krijuar për të shkallëzuar adoptimin e bitcoin dhe stablecoin në Lugano dhe përshpejtuar përdorimin e kriptomonedhave.
Një marrëveshje e parë u nënshkrua në fillim të vitit 2022 midis bashkisë së Luganos dhe Tether për të integruar shërbimet ekzistuese të pagesave me bitcoin dhe stablecoin. Përveç McDonald’s, ka edhe firma të tjera që i janë bashkuar nismës.
Qyteti planifikon të shtojë numrin e bizneseve të gatshme për të pranuar bitcoin, theter dhe Lvga (stablecoin i qytetit të Luganos) dhe planifikon t’u shërbejë mbi 2000 klientëve përpara konferencës së Forumit Botëror të Bitcoin, e planifikuar për 28-29 tetor. Ka edhe bashkëpunime me universitete për rritjen e edukimit kulturor dhe financiar drejt përdorimit të kriptomonedhave.
Nisma është ambicioze dhe synon të zgjerojë pagesat me kripto në shërbime të tjera, duke përfshirë biletat e parkimit, shërbimet publike dhe tarifat e shkollave. Banorët e Luganos do të jenë gjithashtu në gjendje të paguajnë taksat duke përdorur kriptomonedha. Qëllimi është të tregohet potenciali i blockchain dhe të inkurajohet adoptimi masiv.
Bashkëpunimi mes Zvicrës dhe kriptovalutave po bëhet gjithnjë e më i fortë. Kantoni i Zugut, i mbiquajtur Crypto Valley, aktualisht numëron 433 startupe kripto, rreth gjysma e 960 në vend.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.