1200 vende vakante në administratë për të rinjtë – Hapet thirrja e 9-ntë e programit të praktikave të punës
Elisabeta Dosku/ SCAN
Administrata shtetërore ka hapur 1200 pozicione vakante për praktikë pune për të rinjtë që synojnë të bëhen pjesë e saj.
Bëhet fjalë për hapjen e thirrjes së 9 të programit të praktikave të punës në institucionet publike në vend, për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor.
Çdo individ i interesuar që përmbush kriteret mund të bëhet pjesë e thirrjes deri më 15 gusht 2024.
Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë dhe qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale si dhe krijimi i mundësisë për të pasur një kontratë pune të vlefshme.
Pozicionet e punës janë të shpërndara në institucione qendrore, si ministritë e linjës, institucione varësie, institucione publike të pavarura si dhe njësi të vetëqeverisjes vendore.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.