Si ka ndryshuar harta e importeve? Kosova, Izraeli, Polonia i zënë vendin Holandës, Francës dhe Maqedonisë së Veriut!
Kriza e çmimeve por edhe rikonfigurimi i hartës gjeopolitike të globit kanë ndryshuar edhe “tortën” e importeve të Shqipërisë sipas shteteve. Të dhënat më të fundit zyrtare nga Instituti i Statistikave në lidhje me shkëmbimet tregtare gjatë muajit prill të këtij viti, sa i përket importeve sinjalizojnë se dy vendet e para në krye të importeve janë të pandryshuara. Italia vijon të mbajë vendin e parë, me 23.5% të totalit të importeve në vendin tonë. Krahasuar me prillin e një viti më parë, kur fiksohej në rreth 25%, kjo peshë ka pësuar një rënie mjaft të lehtë. Në vend të dytë konfirmohet Turqia, me 15.4% të totalit, nga rreth 10.8% që peshonte ky shtet në importet e vendit, një vit më parë….Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.