Skip to main content

START

Nga Viola Gremi dhe Rudian Hizmo

E Hënë – E Premte, ora 7:00 – 9:00

Start është emision televiziv që ka si qëllim të përcjellë informacionin e parë të ditës, në mënyrë dinamike dhe me energji.

Në këtë emison trajtohen tematika të ndryshme në interes të qytetarëve, por jo vetëm, i fokusuar te fenomene të caktuara dhe ngjarjet më të rëndësishme ekonomike.

INSIDER

Nga Angelo Haruni

E Hënë, E Martë, E Mërkurë, E Premte –  Ora 20:00 – 21:30

Është një emision dinamik që trajton në mënyrë të thellë dhe të detajuar temat kyçe që ndikojnë në shoqërinë tonë dhe në ekonomi. Moderuar nga gazetari Angelo Haruni, emisioni transmetohet çdo të hënë, të martë, të mërkurë dhe të premte nga ora 20:00 deri në 21:30, mbështetur në formatet hard talk dhe explainer.

DOSJA E

Nga Kreshnik Kuçaj

Çdo të enjte ora 20:00

Një emision që analizon anën historike të ekonomisë. Dokumente, dëshmi, analiza e materiale filmike arkivore të ndryshimeve të mëdha që ndodhën në fushën e ekonomisë shqiptare.

Ky Dossier transmetohet çdo të enjte në orën 20:00 në televizionin Scan.

BOX TO BOX

Nga Ada Hazizolli

E Hënë – E Premte, ora 12:00 – 13:00

Emisioni ka një kohëzgjatje 60 minuta, i ndarë në dy pjesë.

Emisioni Box to Box është konceptuar si një hapësirë e dedikuar për trajtimin e temave dhe çështjeve që prekin drejtëpërsëdrejti qytetarët. Ky emision trajton 5 fusha të rëndësishme të ekonomisë.

EKONOMIA 3D

Nga Diamila Leka

Çdo të hënë, ora 18:00 – 18:30

Një emision ku trajtohen çështjet kryesore ekonomike por duke i analizuar në 3 dimensione të ndryshme. Së pari analizohen në bazën të ligjit se çfarë parshikohet përmes anës ligjore, më pas sillen analiza e statistika nga ekspertët më të mirë të ekonomisë në vend, të cilët sugjerojnë dhe këshilla në bazë të ngjarjeve që kanë impakt direkt në politikën ekonomike të vendit apo edhe në xhepat e qytetarëve.

EKOPULS

Nga Fatos Çoçoli

E Martë – E Mërkurë, ora 14:00 – 15:00
E Enjte, ora 20:30 – 22:00

Emision 3 herë në javë, i konceptuar në Ekopuls Daily të martën dhe të mërkurën në oren 14:00 trajton pulsin ekonomik të ditës.

Ekopuls Prime çdo të enjte në orën 20:30, i përqendruar në temën me të rëndësishme ekonomike të javës me njohësit më të mirë të fushës. Ky emision mban autoresinë e Fatos Çoçolit, një ndër ekspertët më të mirë të ekonomisë në vend.

PARFUME

Nga Saimira Dako & Klegia Troksi

Çdo fundjavë (e shtunë – e diel)

Eshtë një emison me fokus kulturën. Çdo fundjavë e shtunë  e të dielë bëhen bashkë aktivitetet kryesore kulturore në vend dhe ato ndërkombëtare. Shfaqjet më të mira në skenën shqiptare. Personazhet publik të momentit si këngëtar, piktor, aktor, shkrimtar etj.

Ngjarjet kryesore në arenën ndërkombëtare si çmimet Oscar, Bafta, MTV, etj. Trasmetohet të shtunën në orën 10:00 dhe ritrasmetimi, e diel 15:15.