Ekspertët paralajmërojnë: Makineritë moderne bujqësore janë në rrezik nga sulmet e hakerave!
Ekspertët paralajmërojnë se makineritë moderne bujqësore “të zgjuara” janë të prekshme ndaj hakerëve keqdashës, duke i lënë zinxhirët e furnizimit global të ekspozuar ndaj rrezikut. Dyshohet se hakerat mund të shfrytëzojnë të metat në pajisjet bujqësore të përdorura për të mbjellë dhe korrur të korrat.
Një raport i fundit i Universitetit të Kembrixhit tha se spërkatësit automatikë të të korrave, dronët dhe korrësit robotikë mund të hakoheshin. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe FBI kanë paralajmëruar se kërcënimi i sulmeve kibernetike po rritet. John Deere tha se mbrojtja e klientëve, makinerive dhe të dhënave të tyre ishte një “prioritet kryesor”.
Teknologjia inteligjente po përdoret gjithnjë e më shumë për t’i bërë fermat më efikase dhe produktive – për shembull, deri më tani korrja intensive e punës e kulturave ushqimore delikate si shpargu ka qenë përtej mundësive të makinerive.
Gjenerata e fundit e robotëve bujqësorë përdorin inteligjencën artificiale, duke minimizuar përfshirjen njerëzore. Ato mund të ndihmojnë për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore ose për të rritur rendimentin, por frika nga rreziku i natyrshëm i sigurisë po rritet, duke shtuar shqetësimin për zinxhirët e furnizimit me ushqim të kërcënuar tashmë nga lufta në Ukrainë dhe Covid.
Edhe kompanitë më të mëdha nuk janë të sigurta nga bandat kibernetike. Disa përdorin ransomware: kod me qëllim të keq që mund të enkriptojë të dhënat dhe të bllokojë sistemet. Ndërkohë jashtë në fusha, edhe makineritë e përditshme bujqësore përdorin sisteme që janë potencialisht të cenueshme. BBC
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.