Emigrantë nga Filipinet e Bangladeshi?! Një propozim alternativ: Kërkojmë 20 mijë punonjës, qeveria të reformojë asistencën sociale!
Industria me material porositësi po përballet me një fluks në rritje të kerkesës nga vendet europiane e cila arrin në 130 për qind, si rrjedhojë e luftës në Ukrainë dhe rritjes së kostove në Azi. Por për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, fasonët po detyrohen të mos pranojnë kontrata të reja porosie.
Në një intervistë për SCAN, Edvin Prençe, Kryetar i Shoqatës Pro-Export Albania, shprehet se sektori ka nevojë për 20 mijë punonjës. Për këtë arsye, i kërkon qeverisë që të jetë më efektive dhe të nxisë qytetarët e që janë me asistencë soiale, që të punësohen.
Ndikim në këtë forcë të munguar punëtore, mesa duket ka mentaliteti dhe emigracioni.
Duke u përballur me mungesë të fuqisë punëtore, fasonët janë detyruar që të “zëvendësojnë” shqiptarët me punonjës nga Bangladeshi, Nepali apo Filipinet.
Industria me material porsoitësi ka të punësuar mbi 70 mijë punonjës në të gjithë vendin dhe janë afro 740 biznese që operojnë në treg.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.