Sa i ndershëm është shteti? – Sherefedin Shehu: Taksa e sheshtë është zgjidhja. Qeveria ka një strategji në letër, por nuk e di që e ka
Sherefedin Shehu, Ish Zv.Ministër i Financave i ftuar për të folur në “Studio Intel” mbi mënyrën se si menaxhohen dhe shpërndahen taksat e shqiptarëve u shpreh se sipas tij taksa me e drejtë është taksa e bazuar në sistemin e taksës së sheshtë.
Ndër të tjera si theksoi se sistemi tatimor shqiptar duhet parë me themel.
Zoti Shehu gjatë diskutimit në studio u ndal dhe te prioritetet strategjike kombëtare të cilat përcaktojnë sektorët prioritarë dhe peshat që kanë këto sektorë në buxhetin e shtetit. Sipas tij qeveria shqiptare e ka strategjinë, por nuk e vë atë në zbatim.
Xhorxhina Deda / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.