Qendra më e madhe e prodhimit të gjysëmpërcjellësve – Një investim 210 milionë euro në Seul për kompleksin që përfundon në 2042
Korea e Jugut do të investojë 210 milionë euro për ndërtimin e qendrës më të madhe në botë për prodhimin e gjysëmpërcjellësve në periferi të Seulit. Bëhet fjalë për një plan prej dy dekadash për të rritur konkurrencën e venbdit në atë që është një nga sektorët kryesorë sipas ministrisë së industrisë në vend.
Plani parashikon ndërtimin e një kompleksi të ri brenda vitit 2042, i cili do të ketë pesë impiante të avancuara për prodhimin e gjysëmpërcjellësve dhe që do të ketë në brendësi rreth 150 kompani projektimi, materialesh dhe përbërësish.
Komuna e zgjedhur është Yongin – 40 kilometra larg Seulit, ku Samsung Electronics e SK Hynix, prodhuesi i parë dhe i dytë në botë, menaxhojnë aktualisht impiante të ndryshme gjysëmpërcjellësish dhe ku ndodhen shoqëri të ndryshme që lidhen me këtë sektor.
Qeveria e Seulit po mbështet miratimin e një plani për investimin e rreth 2.28 miliard eurosh në zhvillimin e teknologjive të gjysëmpërcjellësve të teknologjisë së fundit për inteligjencën artificiale dhe sektorin e prodhimit të energjisë.
Korea e Jugut është eksportuesi i tretë më i madh në botë i qarqeve të integruara, të njohura edhe si gjysmëpërçues ose mikroçipa – tregu përfaqëson 16.8% të të gjitha eksporteve nga vendi – por shifrat e fundit sigurisht nuk janë më të mirat. Sipas Ministrisë së Industrisë, në janar të këtij viti, eksportet e mikroçipave nga Koreja e Jugut ishin në nivelin e 44.5% më pak se në janar 2022. Eksportet në Kinë përbëjnë rreth 60% të të gjithë mikroçipëve të eksportuar nga Korea e Jugut.
Në realitet, kriza në këtë sektor, historikisht subjekt i cikleve të rritjes dhe uljes, varet nga kërkesa e konsumatorit dhe duket më shumë e lidhur me efektet e luftës në Ukrainë, inflacionit dhe pandemisë. Në veçanti, kjo e fundit, pas një bumi fillestar në shitjen e pajisjeve elektronike, ka prodhuar një stanjacion në treg me pasojë rënien e çmimeve dhe akumulimin e inventarëve.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.