Kërkesa për naftë gjatë verës – OPEC paralajmëron për rreziqet e mundshme
OPEC paralajmëron për rreziqet e kërkesës për naftë gjatë stinës së verës, në kuadër të përpjekjeve për të zbutur pasojat e uljes së prodhimit të vendosur nga OPEC+ më 2 prill. Gjithësesi grupi i prodhuesve aktualisht po ruan parashikimin e tij për rritjen e kërkesës globale për naftë gjatë vitit 2023.
Kërkesa do të rritet me 2.32 milionë fuçi në ditë, ose 2.3%, sipas Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës në një raport mujor. Një raporti i pandryshuar nga parashikimi i muajit të kaluar. OPEC, Rusia dhe aleatët e tjerë, të njohur si OPEC+, befasuan tregun e naftës më 2 prill me një njoftim të ri i cili shtonte kufizimet për prodhimin. Nafta LCOc1 është rritur në 87 dollarë për fuçi që nga vendimi nga nën 80 dollarë.
Në një diskutim mbi perspektivën e tregut të verës, OPEC tha se rritja e zakonshme e kërkesës sezonale të SHBA-së mund të goditet nga çdo dobësi ekonomike për shkak të rritjes së normave të interesit dhe rihapja e Kinës ende nuk e ka ndaluar një rënie në konsumin global të naftës së papërpunuar.
OPEC shtoi se duhet të theksohet se sfidat e mundshme për zhvillimin ekonomik global përfshijnë inflacionin e lartë, shtrëngimin monetar, stabilitetin e tregjeve financiare dhe nivelet e larta të borxhit sovran, të korporatave dhe private.
Raporti tregoi gjithashtu se prodhimi i naftës i OPEC-ut ra në mars, duke reflektuar ndikimin e shkurtimeve të mëparshme të prodhimit të premtuara nga OPEC + për të mbështetur tregun, si dhe disa ndërprerje të paplanifikuara.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.